Në rast të rënies së Qeverisë, më fitimtari është Kadri Veseli!

Lajme

Në rast të rënies së Qeverisë, më fitimtari është Kadri Veseli!

Nga: P.Rudi Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 10:47

Publicisti Rexhep Kastrati, në llogarinë e tij në facebook ka shkruar së Kadri Veseli do të ishte më i fituari në rast të rënies së qeverisë dhe të kuvendit.

“Kadri Veseli do të ishte më i fituari në rast të rënies së qeverisë dhe të Kuvendit, pasi që si kryetar Kuvendi do të ishte edhe president derisa të mbaheshin zgjedhjet tjera, të shpalleshin rezultatet, të pranoheshin, ose jo nga palët, të mbahej seanca inauguruese e Kuvendit, të mandatoheshin kuvendarët, të zgjedhej Kryesia e Kuvendit, të bëheshin pazare koalicionesh për presidentin dhe për kryeministrin, e pastaj të kalohej në votim”, ka shkruar ?Kastrati./BS/

Ja psotimi i plotë:

Nuk është e para herë që Kadri Veseli deklaron kështu, por e di mirë se dhuna, anarkia dhe zjarrvënia janë të drejtuara kundër qeverisë. Në fakt, Kadri Veseli do të ishte më i fituari në rast të rënies së qeverisë dhe të Kuvendit, pasi që si kryetar Kuvendi do të ishte edhe president derisa të mbaheshin zgjedhjet tjera, të shpalleshin rezultatet, të pranoheshin, ose jo nga palët, të mbahej seanca inauguruese e Kuvendit, të mandatoheshin kuvendarët, të zgjedhej Kryesia e Kuvendit, të bëheshin pazare koalicionesh për presidentin dhe për kryeministrin, e pastaj të kalohej në votim. Gjatë tërë kësaj kohe që mund të shkojë deri në fund të vitit, dhe në gjithë këto faza, Kadri Veseli do të ishte njeriu kryesor me mundësi për të imponuar rrjedha dhe një pozitë të mirë për të. Kjo do të ishte rrjedha e ngjarjeve sikur të mos kishte fare probleme dhe ky do të ishte bakshishi që do t'i jepej Kosovës në variantin më të butë. Besoj se është e qartë se përse Kadri Veseli bën trika të tilla, pse lejon të ndodhin ato skena në Kuvend. Për këtë dhe shumë arsye të tjera, duhet të zgjedhet presidenti sipas kushtetutës dhe procedurave kuvendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat