Kur NATO-ja çliroi Kosovën (dhe jo "UÇK-ja")

Lajme

Kur NATO-ja çliroi Kosovën (dhe jo "UÇK-ja")

Nga: IDRIZ ZEQIRAJ Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 10:24

Tradhtia e dukshme për Mitrovicën e Veriut dhe marrëveshjet që e bëjnë Serbinë hisedare në Kosovë

Kur NATO-ja çliroi Kosovën (dhe jo "UÇK-ja"), detashmenti i organizuar i Kosharës ishte i gatshëm për marshim në Veriun e Mitrovicës. Por, Hashimi u dha urdhër bandave të Dukagjinit, të mos lejojnë lëvizjen e luftëtarëve të Kosharës. Dhe, për të mos shkaktuar vëllavrasjen ndërshqiptare, nuk vepruan.
Kur bandat serbe, të stacionuara në Veriun e Mitrovicës filluan vrasjen dhe largimin, shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë e terror, nga shtëpitë dhe trojet e tyre stërgjyshore, në ndihmë të bandave serbe shkuan krerët e SHIK-ut, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, në shoqërim të ushtarëve freancezë, sepse Hashimi, tashmë, ishte agjentë i tyre, i rekrutuar përmes mikut të tij.

Organizimi i protestave të mars - prillit 2004, nga SHIK-u i PDK-së, ishte projekt i drejtëpërdrejtë i Serbisë, për të arritur, fillimisht decentralizimin, fshat e komunë serbe, për të ardhur tek "Zajednica" e sotme. Janë njëmijë e një fakte se në krye të protestave kanë qenë kryetarët dhe kuadrot lokalë të PDK-së dhe të AAK-së, si dhe Shoqatat e dala nga "lufta", në krye me "veteranët e luftës", shumë syrësh SHIK-as vrasës të shqiptarëve të pafajshëm, të cilët kurrë nuk kan qenë pjesë e luftës.

Të gjitha bisedimet dhe marrëveshjet e bëra me Serbinë, të monitoruara, në surdinë, nga sigurimi francezë, rezultojnë të dëmshme, deri në tradhti kombëtare, sepse ato e bëjnë hisedare Serbinë në Kosovë. Dhe, Hashimi anashkaloi të gjitha institucionet e Kosovës, sepse, ai është peng i krimeve serike dhe duhet zbatuar urdhërat e padronëve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat