Vuçiq për 17 shkurtin: Nuk u gëzohem problemeve në Prishtinë

Lajme

Vuçiq për 17 shkurtin: Nuk u gëzohem problemeve në Prishtinë

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 07:22

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq shpreson që Kosova do ta ruaj stabilitetin politik, sepse kjo për të është e rëndësishme për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel.

Në një konferencë për shtyp, ai tha se në Prishtinë më 17 shkurt “do të mbahen ndoshta demonstratat më të mëdha deri sot në Kosovë”.

“Nuk ju gëzohem problemeve që i kanë në Prishtinë”, ka thënë ai, duke shtuar se në periudhën e ardhshme do të jetë vështirë të ruhet stabiliteti në rajon, por që ky stabiliteti është i rëndësishëm për të gjitha shtetet e Ballkanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat