​Serbi kapet me veturë që kërkohej nga Policia e Kosovës

Lajme

​Serbi kapet me veturë që kërkohej nga Policia e Kosovës

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 23:40

Njësite të Policisë së Kosovës kanë arrestuar një mashkull të nacionalitet serb në Pikën e Kalimit në Merdare, pasi të njëjtit i është gjetur libreza e falsifikuar e automjetit, si dhe i njëjti automjet kërkohej nga njësiti i auto-krimeve.

“Njësiti policor në dalje nga RKS ka ndaluar automjetin VË me targa 01-669-DP që drejtohej nga i dyshuari mashkull K/Serb. Gjatë kontrollit është vërejtur se libreza e automjetit dyshohet të jetë falsifikuar dhe automjeti kërkohet nga njësiti i auto-krimeve”, thuhet në raport.

Automjeti, konfirmon Policisë, është konfiskuar së bashku me dokumentacion, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat