Lajmi që shokoi botën, flet NASA: 40–vjeçari nga India nuk u vra nga meteroiti

Lajme

Lajmi që shokoi botën, flet NASA: 40–vjeçari nga India nuk u vra nga meteroiti

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 22:52

“Çfarëdolloj gjëje mund të jetë përgjegjëse për vrasjen e një burri nga India gjatë fundjavës së shkuar, por ka shumë pak gjasa që të jetë diçka nga hapësira”. Kështu deklaroi Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA gjatë një konference për shtyp, duke hedhur poshtë lajmin se një shofer kamioni kishte mbetur i vrarë dhe 3 të tjerë ishin plagosur në Jug të Indisë, pasi u goditën nga një meteroit.

Policia mblodhi mbetjet e gjetura në vendngjarje të objektit që ra nga qielli të shtunën e shkuar dhe aktualisht ato po analizohen nga ekspertët.

Megjithatë, siç raporton CNN, në deklaratën e saj, NASA tha se: “Nga të dhënat e deritanishme, bazuar në fotot e postuara në internet nuk ka të dhëna të mjaftueshme që të tregojnë se kemi të bëjmë me një objekt hapësinor”. Sipas Agjencisë amerikane, meteroitet e vogla nuk ndezin zjarr as nuk shkaktojnë shpërthime kur prekin tokën.

“Për të formuar një krater të madhësisë së postuar online do të duhej një meteroit prej disa kilogramësh. Teksa shkencëtarët në vend mund të japin më shumë detaje rreth këtij objekti, ne mund të themi se ka pak gjasa që të jetë nga qielli”, thuhej më tej në deklaratën e NASA – s.

Nëse objekti në fjalë do të konfirmohej se ishte një meteroit, një fragment komete apo asteroidi të rënë në tokë, vdekja e 40 – vjeçarit do të ishte fataliteti i parë njerëzor nga meteroidi.

Të shtunën e shkuar, autoritetet në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, raportuan për një objekt që kishte rënë në tokë rreth mesditës duke shkaktuar një zhurmë të madhe dhe një krater prej 60 kilometrash.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën shoferi i një autobusi, 40 – vjeçari Kamaraj. Media ndërkombëtare e cilësuan vdekjen e tij si “ndëshkim i Universit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat