Mbikëqyrja partizane e AKI-së (Video)

Lajme

Mbikëqyrja partizane e AKI-së (Video)

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 22:29

Kriza politike ka reflektuar edhe në mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Madje, kjo krizë ka ndikuar që raporti i Këshillit të Evropës për Kosovën ta përmend që Komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së kryen një punë joprofesionale dhe partizane.

Kjo kritikë tani është edhe në planin kombëtar të Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian.

Rrustem Berisha, nënkryetar i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, thotë se problemi është tek struktura e AKI-së.

Berisha thotë se mospjesëmarrja e gjatë në takimet e komisionit të AKI-së për shkak të bllokimit opozitar, ka pamundësuar zgjidhjen e kësaj çështjeje. Me fillimin e punës së komisionit ai thotë se kjo do të rregullohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat