30 projektligje dhe 4 marrëveshje ndërkombëtare kanë mbetur peng i shqyrtimit si rezultat i bllokimit të punës së Kuvendit.
Institucioni më i lartë legjislativ në vend, nuk ka mbajtur asnjë seancë plenare që prej 18 dhjetorit të vitit të kaluar.
Madje, mbledhja e fundit ishte mbajtur në mes të tensioneve dhe atë në sallën alternative të Kuvendit.
Kësisoj, si rezultat i mos zhvillimit të seancave, Kosova rrezikon të humbas miliona euro hua me kamata të buta.
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovë, thotë se janë në tërësi 30 projektligje dhe 4 marrëveshje ndërkombëtare të cilat kanë mbetur peng i shqyrtimit.