​Peja, me reduktime të shpeshta të energjisë elektrike

Lajme

​Peja, me reduktime të shpeshta të energjisë elektrike

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 21:03

Banorë të Komunës së Pejës janë ankuar për reduktime të gjata dhe të shpeshta të energjisë elektrike natën e djeshme dhe gjatë ditës së sotme.

KP merr vesh se sot reduktimet në disa pjesë të qytetit kanë zgjatur për tri deri në katër orë disa. Këto reduktime janë përsëritur disa herë brenda ditës.

Durim Sheremeti, shef i kabinetit në Komunën e Pejës, i pyetur nga KosovaPress, tha se komuna ka informacione për probleme të furnizimit me energji elektrike kryesisht në zona rurale për shkak të rrjetit të vjetruar elektrik, ndërsa, tha ai, reduktimet kanë qenë më të pakta në brendësi të qytetit.

Reduktimet, Sheremeti i arsyetoi me erërat e fuqishme dhe kohën me shi që po mbretërojnë dy ditët e fundit në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat