Dusan Janjic: Thaçi është inteligjent, nuk është mirë ta kesh armik

Lajme

Dusan Janjic: Thaçi është inteligjent, nuk është mirë ta kesh armik

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 20:34

Në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme serbe, partia e Dusan Janjic’it “Serbia Aktive” mbajti sot një konferencë në fshatin Çagllavicë me temë “Kosova në vitin zgjedhor 2016”.

Janjic përmendi disa prej liderave, madje edhe kandidatin për President, Thaçin.

E di qe per serbët imazhi i Hashim Thaçit asht i keq, për dy arsye: Egziston nji besim i thellë se ai asht “Gjarpni”, dmth asht i ftohtë, se ka marrë pjesë në krime, por ky frustrim mendoj se vjen ma shumë nga Rambujeja.

Thaçi në nji moment kyç, kur shumëkush në Serbi besonte se shqiptaret kanë me u terheqë nga Rambujeja, e pranoi marrëveshjen dhe bani nji hap të guximshëm. Personalisht mendoj se asht shumë inteligjent, nuk asht asht mirë me e pasë armik dhe unë respektoj aftësinë e tij politike.

Janjiq tha se e njeh personalisht edhe Ramush Haradinajn, për shkak se ka qëndrue 2 herë në Hagë, ku edhe u shpall i pafajshëm.

Mirëpo Janjic befasoi tu’ përmendë nji politikan tjetër, që me gjasë ka mendue për Lutfi Hazirin.

Në mesin e shqiptarëve ka politikanë të mirë, asht nji djalë nga Gjilani, për të cilin baj tifo që me u ba Kryeministër i Kosovës në t’ardhmen, dhe i uroj çdo të mirë atij dhe vetë partisë së tij, LDK’s.

Janjic nuk hezitoi me folë për temën ma të ndjeshme të Kosovës, Gjykatën Speciale, tue citue edhe disa prej emnave që përmenden në raportin e Dick Marty’t, të cilët duket se i njeh mirë.

Kjo asht gjykatë për të gjitha krimet që kanë ndodhë në Kosovë, dmth nuk asht vetëm për shqiptarët, por asht edhe për ata komandantë serbë, të cilët kanë krye krime në Kosovë. Perveç atyne krimeve që EULEX ia ka kalue gjykatave lokale.

Në lidhje me tregtinë e organeve pjesmarrja e z. Thaçit përmendet në menyrë indirekte. Nuk ka dëshmi direkte, unë jam dhe jurist dhe mundem me ua pohue këtë. Ndërkaq ne rastet tjera, sa di unë, ka njerëz, por ata janë në rrugë, në opozitë.

Ata janë direkt në ato lista, por edhe disa nga PDK që rrijnë në parlament.”

Analisti i njoftun serb tha se goditja antiinsitucionale dhe dalja e opozitës në rrugë ma shumë ka lidhje me përpjekjet për me ikë nga gjykimi i Speciales, sesa për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Situata asht e destabilizueme, por nuk mundemi me thanë se asht dramatike. Çka shihen Kuvendin tuej, janë skena antiinstucionale. Tash ka ardhë momenti që me u arritë marrëveshja mes të partive politike, ose me u thellue edhe ma shumë kriza. Nëse s’ka zgjidhje të situatës deri atëherë kur të votohet për President, atëherë ka me pasë zgjedhje të reja parlamentare, e protesta të shumëta rrugëve, për këtë jam i sigurtë.”

Janjic mendon se secila palë e sheh ndryshe marrëveshjen për Asociacionin, të nënshkruem mes Prishtinës e Beogradit në Bruksel.

“Marrëveshja e Brukselit po shihet ndryshe nga palët e ndryshme. Serbët e shohin si nji fitore të tyne këtë marrëveshje, ndërsa partitë shqiptare e shohin ndryshe.

Unë due me ju sigurue se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk asht i ngjashëm me atë që ishte në Bosnje. Mirëpo në anën tjetër, asht e vertetë që në Serbi njerëzit mendojnë se ka me ndodhë e njajta gja si në Bosnje, mirëpo kjo s’ka mundësi me qenë nji republikë në vete, sepse këtë nuk e thotë as vetë kontrata e marrëveshjes.

E sa i përket faktit se Kosova tashmë asht nji shtet i pamvarun dhe sovran, Janjic thotë se Beogradi nuk mundet me pasë ma ndikim mbi Kosovën.

Beogradi s’mundet me pasë ndikim mbi Kosovën, mirëpo sa i përket njohjes së shtetit nga ana e Serbisë, kjo asht diçka formale.

Ashtu-kështu në Serbi mungon vullneti për nji akt të tillë. Mirëpo ju nuk duhet të baheni merak për njohjen apo mosnjohjen nga ana e Serbisë.

Juve ju duhet nji njohje prej Rusisë dhe Kinës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat