Presidentja dhe Kryeministri ftojnë Gani Gecin në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Lajme

Presidentja dhe Kryeministri ftojnë Gani Gecin në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 19:27

Gani Geci është ftuar në cilësinë e deputetit që mori pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Megjithëse është në vuajtje të dënimit të arrestit shtëpiak krerët e shtetit të Kosovës e kanë ftuar edhe Gani Gecin që të marrë pjesë në Manifestimin qendror që do të mbahet më 16 shkurt në hotel Emerald për hir të 8 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Gani Geci në një postim në Facebook.

Sot në shtëpinë time ka arritur Ftesa nga presidentja e Republikës së Kosovës Znj.Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Republikës së Kosovës Z.Isa Mustafa,që unë ish deputeti Gani Geci si deputet nga legjislatura e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës që të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga presidentja dhe kryeministri për nder të 8 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë që do të organizohet në hotelin "Emeralld" me datën 16 .02 .2016 ne ora 18:00.

Konform Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit Penal, avokati im Ndrecë Doda,i ka bërë kërkesë kryetarit të Trupit Gjykues qe të më lejohet pjesëmarrja në këte organizim te organizuar nga organet më të larta të shtetit të Republikës së Kosovës.

Mbetet të shihet se çfarë vendimi do të merr Gjykata.
Unë Gani Geci se çfarëdo vendimi që do të merrë Gjykata do ta respektoj në plotni ashtu si kam respektuar të gjitha vendimet deri me tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat