Ndryshohet pamja e 'New Born'

Lajme

Ndryshohet pamja e 'New Born'

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 17:45

Monumentit të famshëm të Pavarësisë së Kosovës, “New Born”, do t’i ndryshohet pamja edhe këtë vit.

Lajmin e ka konfirmuar përmes profilit të tij në Facebook ideatori i monumentit dhe deputeti i Kuvendit të Republikës Kosovës, Fisnik Ismaili.

“Ngjyrosja ka me ndodh dhe ka me shpreh apo ka me përku si çdo vit me situatën nëpër të cilën Kosova po kalon”, ka shkruar Ismaili.
Ngjyrosja bëhet zakonisht nga qytetarët vullnetarë nën përkujdesjen e kompanisë së Ismailit.

Vitin e kaluar shkronja “E” u ngjyros më të zezë, si simbolikë për valën e emigrantëve nga Kosova që morën rrugën e mërgimit.

Rikujtojmë së kur u zbulua për herë të parë, më 17 shkurt të vitit 2008, ky monument kishte ngjyrë të verdhë dhe qytetarët ishin të lirë të mbishkruanin në të, si dëshmitarë të festës së madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat