Abuzimi nga prindërit, shkak për përdorimin e drogës nga rinia

Lajme

Abuzimi nga prindërit, shkak për përdorimin e drogës nga rinia

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 17:29

Përdorimi i lëndëve narkotike është një fenomen shqetësues për shoqërinë në Kosovë, nga i cili më së shumti ndikohen të rinjtë.

Qendra “Labirinti”, e cila ofron shërbime për personat që kanë provuar apo janë të varur nga drogat, aktualisht trajton shumë të rinjë të cilët pranojnë se kanë provuar drogat nga më të lehtat deri te heroina.

Zyrtarë të kësaj qendre thonë se të rinjve u ofrohen shërbime si psikoterapike e psikofarmalogjike, përmes programeve të ndryshme.

“Sa i përket drogave të rënda siç është heroina, një numër i vogël i të rinjëve janë në programin mbajtës dhe po ashtu mbajnë seanca psikoterapike me psikologun, ndërsa të rinjtë që janë të varur nga drogat më të lehta siç është kanabisi, është një numër pak më i madh që e frekuentojnë qendrën për të marrë vetëm shërbime psikoterapike”, thuhet në përgjigjen e kësaj qendre.

Sipas OJQ “Labirinti”. droga më së shumti e përdorur është kanabisi, jo vetëm në Kosovë por edhe anembanë botës, pastaj vjen kokaina dhe drogat e klubeve të natës.

“Sa i perkët moshës së përdorimit, kanabisi përdoret nga të rinjtë më shumë, ndërsa substancat më të ‘rënda’ përdoren mosha madhore kryesisht. Shkaqet janë të shumta, disa prej tyre janë: abuzimi në moshë të re nga prindërit, bashkëmoshatarët etj. problemet mendore, dhe çasja e lehtë në droga dhe ekperimentimi. Këto shkaqe janë të ndërlidhura fort me njëra tjetrën, për të ardhur tek varësia nga to”, thuhet tutje në përgjigjen elektronike.

Për të minimizuar dëmet dhe potencialin për varësi nga drogat e rënda, shumë shtete kanë filluar të dekriminalizojnë dhe kontrollojnë kanabisin, pasi shumë të rinj e perdorin këtë substance të lehtë, ajo blihet nga diller që shpeshherë ofrojnë edhe lloje të ndryshme të substancave të rënda.

“Për të shkëputur këtë ‘miqësi’ disa vende kanë bërë ‘coffeeshops’ në mënyrë të kontrolluar, dhe sipas disa statistikave, përdorimi i substancave të rënda, ka pasur rënje. Pasojat e përdorimit të substancave, ndryshojne nga substanca. Kanabisi si drogë më e lehtë, ka potencial të varësisë psiqike, dhe disa prej përdoruesve mund të kenë probleme mendore të ndryshme”, thonë zyrtarë të qendres.

Ndërsa, substancat e rënda, kanë varsi fizike dhe psiqike, në rastin e heroinës për shkak të përdorimit përmes shiringës, përdoruesi është i rrezikuar nga infeksionet sic është HIV, Hepatiti c dhe b, dhe demë të tjera shoqërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat