​LDK e Podujevës kërkon që elektorati të njoftohet me rreziqet nga opozita

Lajme

​LDK e Podujevës kërkon që elektorati të njoftohet me rreziqet nga opozita

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 16:40

Kryesia e Degës së LDK-së në Podujevë, në një takim me përfaqësuesit e të gjitha strukturave të saj, i ka dhënë mbështetje të plotë të gjithë deputetëve të LDK-së, me theks të veçantë deputetëve të degës së Podujevës për zbatimin e vendimeve dhe marrëveshjeve të nënshkruara dhe miratuara nga organet e LDK-së.

Përmes një komunikate, LDK njofton se në takimin e Kryesisë së Degës, të cilin e udhëhoqi kryetari Agim Veliu, ku morën pjesë kryetarët e nëndegëve, kryesia e Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor, u diskutua për situatën e përgjithshme politike në vend, me theks të veçantë për hapat të cilët duhet të ndërmerren nga LDK, si udhëheqëse e Qeverisë së Republikës së Kosovës në favor të ruajtjes së shtetësisë së Kosovës dhe marrëdhënieve të shkëlqyeshme me partnerët ndërkombëtarë.

“Kryesia e degës së LDK-së në Podujevë ftoi udhëheqësit e të gjitha strukturave të saj për komunikim më intensiv me elektoratin, me qëllim që ata të informohen për rreziqet që i kanosen vendit në rast të përfshirjes së qytetarëve me pjesëmarrje në aktivitetet e partive opozitare, që kauzën e vetme kanë përmbysjen e rendit demokratik dhe marrjen e pushtetit përmes dhunës”, thuhet nà « komunikatë.

LDK në Podujevë vlerëson se rruga institucionale është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, duke respektuar ligjet në fuqi dhe Kushtetutën.

Sipas komunikatës, tutje thuhet se përfaqësuesit e të gjitha strukturave të degës vlerësuan pozitivisht punën e kryeministrit Mustafa dhe të Qeverisë së Republikës dhe në mënyrë unanime i dhanë mbështetje të plotë të gjithë deputetëve të LDK-së, me theks të veçantë deputetëve të degës së Podujevës për zbatimin e vendimeve, të cilat janë marrë nga instancat më të larta partiake.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për procesin e përgatitjes së Konventës së Punës së LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat