Krimineli Sllobodan Millosheviq ende është në “listën e zezë” të SHBA-ve

Lajme

Krimineli Sllobodan Millosheviq ende është në “listën e zezë” të SHBA-ve

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 14:02

Krimineli Sllobodan Millosheviq, por dhe tërë familja e tij ende janë në “listën e zezë” të ekonomisë të qeverisë amerikane.

Lista e rregullisht përditësohet disa herë në muaj nga Agjencia amerikane për Kontrollin e Aseteve të Huaja, e cila punon në kuadër të Ministrisë së Financave.

Në këtë listë janë rreth 230 emra nga Ballkani, kryesisht nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Maqedoninë.

Me Millosheviqin në listë janë gruaja e tij, Mirjana Markoviq, djali Marko dhe vajza Marija, vëllai Boris dhe gruaja e tij Milanka Milosheviq.

Emrat e njerëzve që kanë vdekur nuk janë të rrallë në këtë listë, sepse qëllimi kryesor i Departamentit të Thesarit të SHBA-ve është që të ndalohet rrjedhja e parave në mënyrë që llogaritë e tyre dhe çdo pasuri që ata kanë në Shtetet e Bashkuara të mbeten të ngrira pas vdekjes së tyre.

Në listën e përtërirë ka shumë individë nga Ballkani të cilët janë në shënjestër nga SHBA-të, ka edhe shumë të akuzuar dhe të dënuar të Hagës, siç janë: Radovan Karaxhiq, Ratko Mlladiq, Vojislav Sheshelj, Goran Hadzic, Franko Simatoviq, Jovica Stanisic, Milan Martiq, Milani Lukiq dhe anëtarë të familjesë së tyre.

Një nga të shenjëstruarit në listë është edhe Milan Ivanoviq, drejtor i qendrës shëndetësore në Mitrovicë, i cili është shprehur i çuditur kur e ka parë emrin e tij të figuroi në listën e zezë.

“Unë me të vërtetë nuk shoh ndonjë arsye për një veprim të tillë. Në Amerikë unë nuk kam ndonjë biznes ose aktive, dhe ne nuk kemi asgjë për të ngrirë. Ky fakt tregon arrogancën e një vendi që e bën atë që ata duan, ndoshta me qëllim për të frikësuar ata që nuk punojnë në përputhje me interesat e saj”, ka thënë Ivanoviq.

Kohët e fundit, listës iu shtua dhe Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

Në këtë listë të zezë të SHBA-ve, siç është raportuar edhe më herët, janë edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ai i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe profesori universitar Nuri Bexheti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat