Kusari-Lila vrapon mbi 42 km për ta promovuar malësinë e Gjakovës

Lajme

Kusari-Lila vrapon mbi 42 km për ta promovuar malësinë e Gjakovës

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 13:40

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, do t’i vrapojë plotë 42 kilometra e 195 metra, duke filluar nga Gjakova e deri në Bajram Curr, vetëm për ta promovuar zonën e malësisë së Gjakovës.

Këtë e ka bërë të ditur vet Kusari-Lila në një konferencë për media, bashkë edhe me organizatorët e tjerë, Ukë Gashi, kryetar i klubit Gërmia 555, Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, dhe Halil Sylejmani kryetar i Federatës Atletike të Kosovës.

Kryetares së Gjakovës do t’i bashkohen edhe 12 vrapues nga klubi Gërmia 555, mysafirë të Komunës së Gjakovës dhe zyrtarë të Bashkisë së Tropojës.

Me anë të kësaj iniciative, e cila është e para e këtij lloji, organizatorët po shpresojnë, ta ndihmojnë zonën e malësisë së Gjakovës në aspektin ekonomik dhe turistik, sepse, sipas tyre, kjo pjesë ka shumë potencial.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat