Kurz fajëson edhe opozitën për prishjen e imazhit të Kosovës

Lajme

Kurz fajëson edhe opozitën për prishjen e imazhit të Kosovës

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 10:53

Burokracia, korrupsioni, sundimi i ligjit dhe luftimi i islamit radikal do të mbesin sfidat kryesore për Kosovën, ku shteti i Austrisë pret që ato të luftohen seriozisht, derisa rikonfirmohet se Kosova ka një imazh që po e dëmton në vazhdimësi të ardhmen e saj, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Sebastian Kurz.

Ai ka rikonfirmuar shkaktarët e dëmtimit të imazhit të Kosovës: korrupsionin, dhunën e opozitës, emigrimin ilegal dhe radikalizmin fetar

Kurz ka folur edhe për stagnimet, por dhe pritshmërinë që shteti austriak ka ndaj Kosovës.

“E para, çrrënjosja e burokracisë sepse kjo e bën më të lehtë për afaristët të jenë më aktivë dhe ta zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë.

E dyta, është nevoja për ta luftuar korrupsionin sepse korrupsioni është kanceri i një shoqërie dhe hapi i tretë është sundimi i ligjit që përbën bazën e tërheqjes së investitorëve në Kosovë, në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik për vendin”, ka thënë Kurz në një intervistë për Zërin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat