Mbreti i Jordanisë në Munih: Kosova lidere në luftën kundër ekstremizmit

Lajme

Mbreti i Jordanisë në Munih: Kosova lidere në luftën kundër ekstremizmit

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 10:16

Mbreti Abdulahi i Jordanisë, ka vlerësuar se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë “vija e parë mbrojtëse në Evropë nga ekstremizmi”.

Në fjalimin e tij në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Munih të Gjermanisë, mbreti Abdulah ka thënë se shtetet e BE-së dhe vende tjera, duhet t’i mbështesin shtetet me shumicë myslimane në luftën kundër kësaj dukurie.

Kreu i Jordanisë e ka cilësuar Kosovën si një vend lider në luftën kundër kësaj dukurie.

Ai ka vlerësuar se nuk do të ketë asgjë më të rrezikshme për Evropën, sesa rritja e ekstremizmit të Ballkan.

“Evropa duhet të shtojë ndihmën ndaj shteteve si Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova, për të promovuar stabilitet”, ka thënë mbreti jordan.

Ai në fund ka thënë se përgjegjësinë më të madhe për krijimin e Shtetit Islamik (IS), e kanë vet shtetet arabe dhe myslimane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat