Senati rizgjedh klanin e vet në Bord të UP-së

Lajme

Senati rizgjedh klanin e vet në Bord të UP-së

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 10:13

Shoqëria civile reagon kundër rizgjedhjes së Alberta Tronit, Beqir Sadikajt, Fevzi Berishës, Kemajl Bislimit dhe Zeqir Veselajt në Këshillin Drejtues të UP-së, grup ky që shkarkoi para disa muajsh rektorin, Ramadan Zejnullahu.

Pesë ish-anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (UP) janë rizgjedhur të premten në të njëjtat pozita. Alberta Troni, Beqir Sadikaj, Fevzi Berisha, Kemajl Bislimi dhe Zeqir Veselaj janë votuar nga Senati edhe për një mandat.

Edhe Ministria e Arsimit ka dërguar listën me emrat e katër anëtarëve të tjerë, duke kompletuar kështu Këshillin Drejtues që të hënën të mblidhet dhe të shpallë konkursin për rektor të ri të UP-së. Pesë anëtarët nga radhët e Universitetit fituan votat që në raundin e parë.

Përderisa mbahej mbledhja e Këshillit disa studentë nga Lëvizja Studentore për Barazi, Studim, Kritikë, Veprim kanë zhvilluar para Rektoratit një aksion simbolik.

Ata kanë kundërshtuar zgjedhjet në UP.

“Reforma në arsimin e lartë që lidhet direkt me Universitetin e Prishtinës po dështon. Pas gjithë përpjekjes së sinqertë të studentëve e qytetarëve në përgjithësi, ndryshimi në arsimin e lartë as nuk po ndodh e as nuk po fillon... Dhunshëm i shpallën zgjedhjet ashtu që ta vazhdojnë procesin e legjitimimit të strukturave të tyre në UP dhe të mos e bëjnë asnjë hap reformues në arsimin e lartë”, thuhet në deklaratën e SKV-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat