Ky është tanku i frikshëm (Foto)

Lajme

Ky është tanku i frikshëm (Foto)

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 09:43

Me mundësinë e shkatërrimit të gjithçkaje që i del përpara, të hapë llogore dhe të pastrojë tokën nga minat, ky tank duket si ndonjë pajisje e imagjinuar nga skenaristët e filmave.

Në fakt, tanku Terrier, është disejnuar që të luftojnë në betejat e ditëve të sotme, si dhe të shërbejë pasi të kenë përfunduar luftimet.

Makina prej 32 tonësh, e prodhuar nga BAE Sistems, një firmë britanike, që prodhon pajisje tokësore dhe ajrore të mbrojtjes, mund të komandohet nga një kilometër larg, në mënyrë që stafi të jetë i sigurt.

Ky tank me të drejtë është quajtur ‘Arma me Thika Zvicerane’, duke e krahasuar pjesën e përparme të tij, me thikat që prodhohen në Zvicër.

Tehet që i ka në pjesën e përparme, zgjaten deri në tetë metra, duke i mundësuar të çajnë tokën, për t’i bërë palës tjetër, lëvizjen shumë më të vështirë.

I lansuar në vitin 2013 nga Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, ky tank ka pësuar përforcime shtesë - tani mund të lëvizë në ujin e thellë dy metra dhe të pastrojë tokën nga minat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat