Nëse shpërbëhet Kuvendi, Kadri Veseli ushtron detyrën e presidentit (Video)

Lajme

Nëse shpërbëhet Kuvendi, Kadri Veseli ushtron detyrën e presidentit (Video)

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 08:54

Në rast që shpërbëhet Kuvendi i Kosovës dhe nuk arrihet të zgjidhet presidenti i ri, atëherë ushtrues detyre i presidentit do të jetë kryetari i Kuvendit. Kështu është shprehur në Tribuna Channel, Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Krasniqi ka thënë se zgjedhja e presidentit mund të bëhet edhe në sallën alternative të Kuvendit.

Por, sipas tij, kjo është mirë të bëhet pas protestës të cilën e ka paralajmëruar opozita, sepse edhe ashtu nëse zgjidhet para datës 17 shkurt, ai nuk e merr me automatizëm postin, por duhet të pritet derisa t’i skadojë mandati Jahjagës.

Krasniqi ka folur edhe për legjitimitetin e presidentit, nëse ai zgjidhet në një sallë alternative.

“Rregullorja e Kuvendit parasheh që seanca mund të mbahet edhe jashtë objektit të Kuvendit. Pra Kryesia e Kuvendit mund ta marr një vendim të tillë dhe në këtë rast edhe zgjidhja e Presidentit mund të bëhet në një sallë alternative dhe legjitimitetin presidentit ja siguron vota e deputetit”, ka thënë Krasniqi.

Ai në intervistë ka sqaruar edhe procedurat se si duhet të zgjidhet presidenti, ka folur edhe për pezullimin e seancave të Kuvendit si dhe për disa tema të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat