Selmanaj: S’do të kandidoj për mandat të tretë (Video)

Lajme

Selmanaj: S’do të kandidoj për mandat të tretë (Video)

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 21:47

Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj nuk e ka ndërmend të kandidoj për ta fituar mandatin e tretë si kryetar komune. Por, ai është i bindur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të qeverisë edhe në të ardhmen në këtë komunë.

Sa i përket premtimeve gjatë fushatës zgjedhore, Selmanaj ka deklaruar se shumica nga to janë realizuar. Madje, ai ka shtuar se deri në përfundim të mandatit s’do të mbetet asnjë rrugë pa u asfaltuar.

E, duke folur për mungesën e ujit, Selmanaj sqaroi se janë edhe tri fshatra të cilat ende nuk kanë ujësjellës.

Kurse, sa i përket trajtimit të ujërave të zeza, Selmanaj përkujtoj se ekziton një projekt që tashmë është në përfundim dhe i cili pos qytetit të Deçanit, përfshinë edhe dhjetë fshatra të komunës. Sipas tij, janë ndërtuar 48 kilometra kanale të ujërave të zeza dhe kanë mbetur edhe më pak se katër të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat