​Përplasen Dumoshi e Ahmeti për pankartat në kryeqytet

Lajme

​Përplasen Dumoshi e Ahmeti për pankartat në kryeqytet

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 20:22

Vendimi i Komunës së Prishtinës për të veshur kryeqytetin me pankarta ku bëhet thirrje për protestën e 17 shkurtit të opozitës, ka nxitur reagimin e anëtares së Kryesisë së LDK-së Vlora Dumoshi, e cila kryetarin e kësaj komune, Shpend Ahmeti, e quajti shëmtim të qytetit.

Nëpërmjet Facebook-ut, Ahmeti iu përgjigj Dumoshit, duke ironizuar me të dhe duke thënë se çfarëdo komenti për të është i tepërt.

“Vlora Dumoshi, shefe e stafit në kabinetin e Isa Mustafës paska thënë se unë, Shpend Ahmeti, jam shëmtimi i qytetit. Çfarëdo komenti është i tepërt”, shkruan Ahmeti.

Dumoshi e akuzoi Komunën e Prishtinës se po uzurpon hapësirën publike duke u vënë në shërbim të agjendave antishtetërore politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Shpend Ahmeti është shëmtimi i qytetit. Komuna e Prishtinës, e ka uzurpuar hapësirën publike të kryeqytetit, dukë u vënë plotësisht në shërbim të agjendave antishtetërore politike të LVV-së. Në prag të festës kryesore të Republikës së Kosovës, Shpend Ahmeti, nuk ka guxim që të kryejë detyrën e një kryetari i cili ka ardhur në pushtet me votën e qytetarëve, të vendos flamuj dekorues dhe të organizo jë aktivitete dinjitoze, siç i ka hije një kryeqyteti, gjë e cila parashihet edhe në kalendarin e Komunës së Prishtinës, me rastin e shënimit të 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ai po e dhunon qytetin dhe qytetarin duke u vënë plotësisht në shërbim të protestave të cilat gjithnjë po eskalojnë në dhunë”, kishte shkruar Dumoshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat