Gordana Jankulovska arratiset në Bullgari, Mile Janakievski drejt Greqisë?!

Lajme

Gordana Jankulovska arratiset në Bullgari, Mile Janakievski drejt Greqisë?!

Nga: F.D. Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 19:56

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë konferencës për shtyp të Prokurores Speciale, ditën e sotme, e premte, pas fillimit të fletë arresteve ndaj figurave më të larta shtetërore dhe ish bashkëpunëtorëve kryesorë të Nikola Gruevskit.

Focus News Agency duke u mbështetur në disa media në Maqedoni, tregon se Gordana Jankulovska është larguar drejt Bullgarisë, ndërsa ish ministri i transporteve dhe lidhjeve, Mile Janakievski është larguar drejt Greqisë. Informacionet nuk janë të konfirmuara, ndërsa para pak kohësh Janakievskit i është mohuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Bota sot.

Sot Prokurorja Speciale, Katica Janeva, filloi publikimin e Titanikut, ku priten arrestime të figurave të larta të BDI dhe VMRO./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat