Kush është personi ADN-ja e të cilit është gjendur në disa jelekë me eksploziv?

Lajme

Kush është personi ADN-ja e të cilit është gjendur në disa jelekë me eksploziv?

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 19:50

Prokuroria e Parisit, ka njoftuar se është gjetur një ADN e panjohur në dy jelekët e mbushur me eksploziv, që ndërlidhen me sulmet ne kryeqytetin francez në nëntor të vitit të kaluar.

Autoritetet franceze, ende nuk e kanë konfirmuar numrin e saktë të personave që ishin të përfshirë në sulmet e ekstremistëve islamikë gjatë vitit të kaluar.

Një pastrues rrugësh ka gjetur një jelek me eksploziv në periferi të Parisit, Montrouge, në afërsi të vendit ku është gjetur telefoni mobil i sulmuesit të arratisur Salah Abdeslam, që tregon qartë se ai kishte ndërprerë misionin vetëvrasës. Ai vazhdon të jetë në liri.

Por prokuroria e Parisit, ka konfirmuar sot se ADN-ja e gjetur një jelekun me eksplozivë nuk i përket Abdeslamit por një personi të panjohur.

ADN-ja e këtij personi është gjetur gjithashtu në jelekun e vëllait të Abdeslam, Brahim, i cili më 13 nëntor të vitit të kaluar hodhi vetën në ajër në Paris. E njëjta ADN është gjetur në një apartament në Belgjikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat