Komuna e Prishtinës shndërrohet në marionetë të Vetëvendosjes

Lajme

Komuna e Prishtinës shndërrohet në marionetë të Vetëvendosjes

Nga: Mimozë Lakna Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 17:04

“Komuna e Prishtinës nuk ka bërë as më të voglin hap për të krijuar atmosferë festive për nder të Republikës, përkundrazi po krijon atmosferë frike e dhune verbale, si dhe thirrje për shkatërrim duke vendosur nëpër shesh materiale partiake. Të gjitha potencialet dhe resurset e Komunës së Prishtinës janë vënë në shërbim të këtij subjekti politik dhe të protestave të dhunshme të saj me synim të vetëm, ardhjen në pushtet” ka thënë zëvendës ministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.

Është dita më e rëndësishme e qytetarëve të Kosovës që nga përfundimi i luftës, por për dallim prej viteve të kaluara, Prishtina nuk është stolisur ende me flamuj të shtetit të Kosovës për festën e pavarësisë. Në vend të tyre, kudo në sheshet kryesore, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me subjektet politike opozitare kanë vendosur pankarta me mbishkrime të cilat përmbajnë thirrje për protestë. Kjo gjë ka nxitur edhe përplasjet ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe qytetarëve të cilët nuk janë të interesuar të protestojnë më 17 shkurt. Zëvendës ministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, thotë për “Bota sot”, se me këto akte po tregohet lufta kundër shtetit të Kosovës. “Shënimi i 8 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, po e tregon (pa)fytyrën e vërtetë të neo komunistëve të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosje (LAV) dhe luftën e tyre speciale kundër shtetit të Kosovës. Pasi e denigruan dhe e hoqën flamurin e Kosovës nga çdo cep i objektit komunal të kryeqytetit, hodhën molotov mbi institucionet dhe mbrojtësit e Republikës, tashmë marioneta e VV-së në Komunën e Prishtinës, Shpend Ahmeti, e mbushi sheshin kryesor të Prishtinës me parulla dhe thirrje vandale për protesta të dhunshme, të sponsorizuara me para të dyshimta”, thotë Gecaj për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat