Ky është plani i mazhorancës për zgjedhjen e Presidentit

Lajme

Ky është plani i mazhorancës për zgjedhjen e Presidentit

Nga: Arben Sylejmani Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 16:59

“Deri më tani unë nuk kam asnjë lloj ftese për mbajtje të mbledhjes së kryesisë, por në bazë të Kushtetutës së Kosovës, kryeministri dhe 40 deputetë kanë të drejtë për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme dhe ajo mund të mbahet brenda 48 orëve pa asnjë problem”, ka thënë nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të partive në pushtet pritet të mblidhen të shtunën për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të hënën, për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Republikës së Kosovës. Konfirmimi vjen nga burime të gazetës “Bota Sot”. Ndërsa deputetët e pozitës dhe të opozitës kanë thënë për gazetën, se zyrtarisht ata nuk kanë marrë ndonjë njoftim nga ana e Sekretarisë së Kuvendit për mbajtjen e kësaj seance. “Në bazë të informatave që kam Kryesia do të mblidhet të shtunën, kurse seanca ka gjasa të përcaktohet të hënën. Ambasadat iu kanë thënë se presidenti duhet zgjedhur para përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë burimi në fjalë. Nga ana tjetër, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti thotë, se ai ende nuk është i njoftuar për çështjen në fjalë, por sipas tij seanca mund të mbahet brenda 48 orëve, pas thirrjes nga ana e Kryesisë. “Deri më tani unë nuk kam asnjë lloj ftese për mbajtje të mbledhjes së kryesisë, por në bazë të Kushtetutës së Kosovës, kryeministri dhe 40 deputetë kanë të drejtë për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme dhe ajo mund të mbahet brenda 48 orëve pa asnjë problem”, ka thënë Haliti për Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat