Ndërhyrja ndërkombëtare si pasojë e papjekurisë politike

Lajme

Ndërhyrja ndërkombëtare si pasojë e papjekurisë politike

Nga: Ridvan EMINI Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 16:56

“Në të gjitha prononcimet komuniteti ndërkombëtar ka qenë shumë i qartë dhe i prerë në atë se palët duhet të ulen dhe të dialogojnë duke bërë që mosmarrëveshjet apo keqkuptimet në mes tyre të zgjidhen në tavolina dhe brenda institucioneve të Republikës, si dhe të ndalohet dhuna e përdorur nga ana e opozitës, si brenda ashtu edhe jashtë institucioneve të shtetit. Siç shihet opozita nuk është duke i marr seriozisht, por përkundrazi deri tani ata kanë shtrembëruar apo edhe në shumë raste edhe kanë kërkuar nga ndërkombëtarët që ose t’i përkrahin ata, ose përndryshe të mos përzihen “në punët e brendshme” të politikës kosovare”, ka thënë njohësi i rrethanave politike Skënder Sopjani.

Koalicioni aktual LDK-PDK, i cili u formua pas një krize institucionale e cila zgjati gati gjysmë viti erdhi mbi të gjitha si rezultat i presionit ndërkombëtar, si mënyrë e duhur për të garantuar stabilitetin e vendit. Por, kriza aktuale politike e shkaktuar nga gati krejtësisht shkëputja e kontakteve politike ndërmjet pozitës dhe opozitës, një kohë të gjatë nuk ishte prioritet i akterëve të komunitetit ndërkombëtar të involvuan në Kosovë. Por, disa deklarime të fundit, përfshirë edhe ato të ambasadorit amerikan Delawie, gjithsesi tregojnë shqetësimin ndërkombëtar lidhur me Kosovën. Ambasadori amerikan ishte shumë konkret kur tha që është i dëshpëruar nga mos shkuarja e partive opozitare në takimin e organizuar nga presidentja Jahjaga. Ai gjithashtu bëri me dije, se demokracia bëhet më e vështirësuar kur përdoren epitete të rënda politike si “tradhti” apo “diktaturë” duke aluduar në diskursin e përdorur nga partitë opozitare, me çka ata etiketojnë qeverinë aktuale.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat