Hashim Thaçi, të dielën takon Kerryn, të hënën zgjidhet President?

Lajme

Hashim Thaçi, të dielën takon Kerryn, të hënën zgjidhet President?

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 16:38

Të dielën, ai do të takojë Sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry. Kështu, dita më e përshtatshme për zgjedhjen e presidentit është 15 shkurti.

Përgatitjet për thirrjen e seancës së parë të Kuvendit të Kosovës janë në përfundim e sipër.
Kjo seancë mund të mbahet të hënën më 15 shkurt, raporton radio Kosova e cila thirret në një burim të besueshëm brenda koalicionit qeveritar, transmeton lajmi.net.
Por një ditë më herët, zv.Kryeminsitri Hashim Thaçi, pritet të ketë një takim mjaft të rëndësishëm në Tiranë.
Të dielën, ai do të takojë Sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry.
Kështu, dita më e përshtatshme për zgjedhjen e presidentit është 15 shkurti.
Kjo sepse të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen aktivitet festive për tetë vjetorin e pavarësisë.
I njëjti burim megjithatë, nuk ka përjashtuar mundësinë që seanca të mbahet edhe të shtunën apo edhe të dielën.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se presidenti i ardhshëm i vendit do të zgjidhet shumë shpejt.
Por kryekuvendari nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar, nëse kjo do të bëhet para ose pas protestës së 17 shkurtit.
Sa i përket këtij procesi, Veseli ka thënë se çdo element i tij do të jetë në pajtim me ligjin e Kushtetutën.
Këto komente, shefi i Kuvendit i bëri pas takimit që pati me drejtuesit e Agjencisë Kosovare e Privatizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat