Mustafa: Liberalizimi i vizave, një e arritur shumë e rëndësishme

Lajme

Mustafa: Liberalizimi i vizave, një e arritur shumë e rëndësishme

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 16:07

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka përshëndetur përmbushjen e rekomandimit të Komisionit Evropian në kuadër liberalizimit të Vizave.

Mustafa ka thënë se liberalizimi i vizave është një e arritur shumë e rëndësishme për qytetarët tanë.

“Sot përfundimisht u përmbush rekomandimi i Komisionit Evropian i ndërlidhur me sigurimin e objektit dhe pavarësisë buxhetore të Avokatit të Popullit në kontekst të liberalizimit të Vizave. Uroj Avokatin e Popullit dhe Ministritë përkatëse për përkushtimin e tyre. Liberalizimi i vizave është një e arritur shumë e rëndësishme për qytetarët tanë”, ka shkruar në Facebook./A.M.

Sot përfundimisht u përmbush rekomandimi i Komisionit Evropian i ndërlidhur me sigurimin e objektit dhe pavarësisë...

Posted by Isa Mustafa on Friday, February 12, 2016

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat