Përmbushet edhe një rekomandim i KE-së për Liberalizimin e vizave

Lajme

Përmbushet edhe një rekomandim i KE-së për Liberalizimin e vizave

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 13:21

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka njoftuar se është përmbushur edhe një edhe rekomandimi i Komisionit Evropian në kuadër të Liberalizimit të Vizave.

Çollaku ka thënë se së bashku me Avokatin e Popullit Hilmi Jashari kanë gjetur gjetur zgjidhje për vendosjen e këtij institucioni në lokacion të ri, në ish ndërtesën e Bankës së Lubjanës.

“Më në fund mund të konfirmoj se u përmbush plotësisht edhe rekomandimi i Komisionit Evropian në kontekst të Liberalizimit të Vizave i ndërlidhur me sigurimin e objektit dhe pavarësisë buxhetore të Ombudspersonit.
Sot së bashku me Avokatin e Popullit kemi gjetur zgjidhje për vendosjen e këtij institucioni në lokacion të ri, në ish ndërtesën e Bankës së Lubjanës. Kjo do të siguroj funksionimin normal dhe me kapacitete të plota të këtij institucioni. E falënderoj personalisht Avokatin e Popullit z. Hilmi Jashari për konstruktivitet dhe për durimin e deritanishëm, dhe i uroj sukses atij dhe institucionit që drejton në përmbushjen e detyrave të tyre. Gjithashtu falënderoj edhe Ministrinë e Administratës Publike dhe të gjithë zyrtarët e përfshirë në gjetjen e kësaj zgjidhje.
Ky është lajm i mirë për funksionimin e këtij institucioni të rëndësishëm që për mision ka mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht ky është lajm shumë i mirë për procesin e liberalizimit të vizave, duke qenë se ky ka qenë një nga 8 kriteret e fundit të vëna nga Komisioni Evropian. Mbetet vetëm edhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, gjë që është kërkuar të përfundohet para se qytetarët të lëvizin lirshëm pa viza në BE”, ka shkruar Çollaku në Facebook./A.M.

Më në fund mund të konfirmoj se u përmbush plotësisht edhe rekomandimi i Komisionit Evropian në kontekst të...

Posted by Bekim Ҫollaku on Friday, February 12, 2016

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat