Me urdhër të Tiranës zyrtare, UDB-së serbo-sllave dhe sigurimit francez, Hashimi themeloi SHIK-un

Lajme

Me urdhër të Tiranës zyrtare, UDB-së serbo-sllave dhe sigurimit francez, Hashimi themeloi SHIK-un

Nga: IDRIZ ZEQIRAJ Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 12:14

Arsyet pse Hashim dallaverja është i fundit, madje në tërë Shqiptarinë, që do ta meritonte karrikën e presidentit, janë numerike, të bollshme. Personalitete ndërkombëtare e vendore, gazeta e revista prestigjioze botërore, kanë thënë e shkruar se Hashim Thaçi është hajn ordinier, kontrabandist droge, duhani, prostitucioni, të organeve njerëzore dhe çkamos tjetër. Por, unë nuk shkel parimet bazë të profesionit, të gazetarit.

Mësuesi im në Universitetin e Tiranës, Dritëro Agolli, duke shpjeguar lëndën "Stili dhe redaktimi në gazetë", në mes tjerash, thoshte: "Nëse të mungon fakti, mos fillo shkrimin". Prandaj, për akuzat e sipërcekura, nuk marrë përsipër të shkruaj, sepse me mungojnë faktet përkatëse dhe, thjesht, nuk dua të besoj.

Por, unë veçoj 4 (katër) arsye bazë, 4 (katër) arsye kryesore që Hashim Thaçi do të ishte i fundit në Shqiptari, për ta merituar postin kulmor të shefit të shtetit. Madje, nëse kjo do të ndodhte, nëse shqiptarët do ta bënin një marrëzi, një horllëk, një pisllëk të tillë, do të mbeteshin përjetësisht të turpëruar, të marruar dhe pa fije respekti nga bota demokratike e sotme dhe brezat e ardhshëm shqiptarë. Dhe, veçojmë, duke i faktuar krimet e rënda të monstrës Hashim, për të cilat asnjë popull në botë, asnjë shtet ligjor, nuk do ta falte dhe, larg qoftë, për ta bërë president të vendit:

1. - Sabotimi i luftës të Kosovës

Hashim Thaçi, me krerët halabakë të LPK-së, hafije të dyfishtë, të UDB-së dhe të Sigurimit antikombëtar shqiptar, sabotuan luftën në Kosovë. Ndarja dhe përçarja e faktorit ushtarak të Kosovës, ishte vepër direkte e social-komunistëve të Tiranës, të prirë nga presidenti Mejdani, Gjinushi, Milo dhe Klosi me kompaninë vrastare. Hashimi, me bandën e tij të LPK-së së Zvicrës, i bëri puç udhëheqjes të LPK-së të vjetër. Me urdhër të Tiranës zyrtare, UDB-së serbo-sllave dhe të sigurimit të fshehtë francezë, themeloi organizatën ilegale vrastare, terroriste e fashizoide SHIK. Grupet e para atentatore i përgaditën në Shqipëri dhe Francë, të cilat, me aksionet terroriste kundër kuadrit ushtarak instituacional dhe të veprimtarëve të LDK-së të Ibrahim Rugovës, do ta sabotonin luftën dhe do ta merrnin pushtetin. Dihet, Tirana zyrtare, besnike e nostalgjike e vëllazërisë me serbo-sllavët, që nga Lufta e Dytë Borërore, ishte përcaktuar se "kryeqyteti i Kosovës është Beogradi!"

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat