Qytetarët e Kosovës duhet të dinë se kush janë uzurpatorët dhe përfituesit e paligjshëm në Kosovë

Lajme

Qytetarët e Kosovës duhet të dinë se kush janë uzurpatorët dhe përfituesit e paligjshëm në Kosovë

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 11:48

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashin, kryeses i Bordit dhe Avni Jasharin.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për proceset e privatizimit në Kosovë.

Ndërsa, Veseli ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dinë me emër dhe mbiemër se kush ka privatizuar në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve, por edhe se kush janë uzurpatorët dhe përfituesit e paligjshëm në Kosovë.

“Sot kisha takim me drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ka ardhur koha për një vlerësim të procesit të privatizimit në Kosovë nga fillimet e tij deri me tani. Ka ardhur koha e transparencës. Jo me fjalë, por me veprime.
Qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dinë me emër dhe mbiemër se kush ka privatizuar në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve, por edhe se kush janë uzurpatorët dhe përfituesit e paligjshëm në Kosovë.

Ka ardhur koha që manipulimet të marrin fund dhe akuzat të qartësohen. Sundimi i ligjit nuk ka alternativë”, ka shkruar Veseli në Facebook./A.M.

Sot kisha takim me drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ka ardhur koha për një vlerësim të procesit të...

Posted by Kadri Veseli on Friday, February 12, 2016

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat