Të pafajshëm Milaim Zeka e Rrustem Rukolli

Lajme

Të pafajshëm Milaim Zeka e Rrustem Rukolli

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 11:06

Gjykata në Mitrovicë shpalli sot të pafajshëm gazetarin Milaim Zeka dhe biznesmenin Rrustem Rukolli.

Prokuroria gjatë javës pushoi ndjekjen penale ndaj Rrustem Rukollit, ndërsa kjo heqje dorë e prokurorisë nga ndjekje Rrukollit sot iu kthye në lirim nga akuza me të cilën ngarkohej.

Edhe Milaim Zeka u shpall i pafajshëm.

Zeka në këtë proces gjyqësor akuzohej për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe tentativë e pengimit të të provuarit, apo procedurës zyrtare, ndërsa Rrustem Rukolli vetëm për shkelje të fshehtësisë së procedurës, transmeton kallxo.com

Gjyqtarja e EULEX-it Françeska Fisher deklaroi se gjykata nuk ka mundur të vërtetojë se zeka e Rukolli janë fajtorë, prandaj i ka shpallur të pafajshëm.

Ajo aktualisht është duke e lexuar arsyetimin e vendimit të gjykuatës.

Prokuroria akuzonte Rrustem Rukollin se duke e shfrytëzuar mundësinë e tij si njëri nga përfaqësuesit në ekipin mbrojtës të Sami Lushtakut dhe duke i pasur të gjitha shkresat e prokurorisë në lëndën PP 27/12, këto informata ia ka përcjellë Milaim Zekës.

Milaim Zeka pastaj, sipas aktakuzës, e ka takuar dëshmitarin e koduar si “Dëshmitari I” në atë rast dhe në restorantin “Dibra” në Skenderaj në prezencën e një numri të madh të njerëzve ka tentuar që ta bindë atë që të shfajësojë të akuzuarit e lëndës PP 27/12.

Sipas aktakuzës taakimet e Zekës me “Dëshmitarin I” kishin ndodhur nga 28 tetori deri më 5 nëntor 2013.

Lënda PP 27/12 kishte të bënte me aktakuzën ndaj “Grupit Drenica”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat