Presidenti mund të zgjidhet të hënën

Lajme

Presidenti mund të zgjidhet të hënën

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 10:27

Përgatitjet për thirrjen e seancës së parë të Kuvendit të Kosovës janë në përfundim e sipër dhe ajo mund të mbahet të hënën më 15 shkurt

Kështu i ka thënë një burimi i besueshëm të transmetusit publik brenda koalicionit qeveritar.

Zëvendëskryeminsitri Hashim Thaçi do të ketë të dielën një takim me sekretarin amerikan të shtetit Xhon Kerry në Tiranë dhe dita më e përshtatshme për zgjedhjen e presidentit është 15 shkurti, pasi të marten dhe të mërkurën do të zhvillohet aktivitet festive për tetëvjetorin e pavarësisë.

Burimi i njëjtë megjithatë, nuk ka përjashtuar mundësinë që seanca të mbahet nesër apo edhe të dielën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat