Ish anëtari i VV-së: Vetëvendosje ka qëllim përmbysjen e strukturave shtetërore (Video)

Lajme

Ish anëtari i VV-së: Vetëvendosje ka qëllim përmbysjen e strukturave shtetërore (Video)

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 22:38

Arben Gecaj nga organizata Fraksion +, ish anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se nuk janë më në Lëvizjen Vetëvendosje për shumë arsye.

Gecaj thotë se si organizatë e njohin Republikën e Kosovës, strukturat dhe simbolet e saj. Ai ka thënë se Vetëvendosje për dallim nga AAK-së dhe Nisma nuk e njeh sistemin politik të Kosovës.

Gecaj thotë se VV ka për qëllim përmbysjen e strukturave shtetërore me qëllim të ardhjes absolute në pushtet. Sipas tij, në organizatën politike Fraksion+ gjenden rreth 30 % e votuesve total të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se diskutimi rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe po shfrytëzohet në maksimum për qëllime të tjera politike.

Gecaj në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka thënë se nuk e mbështesin protestën e opozitës, e sidomos pse është zgjedhur dita e Pavarësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat