LDK: Bedeli i jabangjisë paska folë në qytetin e Ushtrisë...!

Lajme

LDK: Bedeli i jabangjisë paska folë në qytetin e Ushtrisë...!

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 22:31

Shtëpiza e shkatërruar, përmes bedelave të jabangjiut po mundohet të lëndojë qytetarët gjilanas, dhe atë të mbledhur në zgafella pa patur guximin të dalin hapur para qytetarëve po nxjerrin klithma dhe selame të lodhura që për gjilanasit tani më janë të njohur si llafe të drekave me para të rrugëve!

Para se të flasin përmes bedelëve, duhet ta shohin vetën në pasqyre ngase ndryshe s`kan guxim as të dalin e të maten, këtë komoditet s`ja lejon mëkati që kanë bërë kundër qytetarëve të Gjilanit të lirisë, Gjilanit të ushtrisë e që as edhe një herë si pranoi fjalët e lodhura të jabangjjnëve e aq më pak të bedelëve të lodhur.

Sa për kujtim, kopesë së vogël i themi se bedelin që mundoheni t'ja shisni Gjilanit se pranojnë ushtarët e qytetit të lirisë, ushtarët e Ibrahim Rugovës, që nuk keni kursy metodë për ta ndaluar, e aq më pak si mik ose jaran, ngase tradita jonë atdhetare na mbanë shumë lart në krahasim me juve o mëkatarë.

Mos harroni se tradita atdhetare e familjes së të parit tonë, s`lejon t`bëhemi miq me bedelat e jabangjiut tuaj! Mirë se jeni kthy në qytetin e Lutfi Hazirit, por mos harroni që qyteti i 26000 ushtarëve nuk ju pranon më, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun në Gjilan.T. Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat