Agjencia e lajmeve DPA shkruan për Thaçin e trafikimin e organeve në Afrikë

Lajme

Agjencia e lajmeve DPA shkruan për Thaçin e trafikimin e organeve në Afrikë

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 21:47

Agjencia e lajmeve gjermane DPA, ka cilësuar kryediplomatin kosovar, Hashim Thaçin si të dyshuar në tregtinë ndërkombëtare me organe. Por dyshimet për këtë tregti tani lidhen me Afrikë.

Kjo agjenci e lajmeve e cilëson Thaçin si një prej politikanëve më të dyshimtë në Evropën Juglindore.

Dëshmitari kryesor për çështjen e tregtive ndërkombëtare me organe në Afrikë, përmendet mjeku nga Nigeria, Philip Njemanze.

Sipas Njemanze, guvernatori i shtetit nigerian Imo, Rochas Okorocha, ka disa vite që ka hapur disa spitale ku kryhen akte kriminale kështu duke u hequr organet në mënyrë jo të ligjshme. Ai si ndërmejtësues të Okorocha përmend Thaçin i cili sipas tij ndihmon shitjen e organeve në Evropë. DPA njofton se Prokuroria serbe ka në plan që të dërgojë një kërkesë në Nigeri në mënyrë që të merr ndihmë juridike.

Sipas kësaj agjencie të lajmeve kjo akuzë ka një bazë ligjore, duke e lidhur kështu me themelimin e Gjykatës Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat