Carter: NATO-ja po shqyrton mundësinë e hyrjes në koalicionin anti-ISIS

Lajme

Carter: NATO-ja po shqyrton mundësinë e hyrjes në koalicionin anti-ISIS

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 19:47

​Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO), që deri tani kishte refuzuar të merrte pjesë drejtpërdrejtë në koalicionin kundër grupit Shteti Islamik (ISIS), po shqyrton mundësinë për t’iu bashkuar, deklaroi sot shefi i Pentagonit, Ashton Carter.

“Falë lidershipit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ne po shqyrtojmë mundësinë që NATO-ja t’i bashkohet koalicionit si një anëtar më vete”, deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes.

28 vendet anëtare të NATO-s do të marrin pjesë individualisht në koalicionin kundër ISIS-it të drejtuar nga SHBA-ja, por Aleanca si organizatë e mbrojtjes kolektive deri tani ka qëndruar në distancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat