Vikend me shi e bubullima

Lajme

Vikend me shi e bubullima

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 19:31

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e zonave ciklonike që po depërtojnë nga Atlantiku mbi rajonin tonë.
Ndërkohë që gjatë fundjavës dhe në fillim të javës masa më të ngrohta ajrore do të sjellin mot të butë dhe ngritje të temperaturave.

Gjatë ditës së premte dhe në fundjavë do të mbajë mot me vransira të ndryshueshme, me reshje lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit dhe paradite. Vende-vende priten mundësi edhe për bubullima.

Temperaturat do të jenë në rritje, me maksimale nga 10C deri në 13C, e në fillim të javës edhe mbi 15C, e minimalet do të ngriten nga 0C deri në 5C. Do të fryejë erë mesatarisht e fortë nga ana jugore 4-10m/s, me hove deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e në fillim të javës së ardhshme pritet të rritet mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat