Koci: Akt primitiv dhe i papranueshëm heqja e emrit të Radovan Zogoviqit

Lajme

Koci: Akt primitiv dhe i papranueshëm heqja e emrit të Radovan Zogoviqit

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 19:24

Avokati Arianit Koci e ka quajtur akt të turpshëm dhe të papranueshëm ndërrimin e emrit të një rruge në Prishtinë nga Radovan Zogović në Lorenc Antoni.

Koci përmes një postimi në Facebook ka thënë se Zogović ka qenë mik i shqiptarëve, duke shtuar se është obligim i shoqërisë që të respektohen pakicat.

Ky është postimi i plotë i Kocit në Facebook:

Radovan Zogović, miku i shqiptarëve!

Me shumë shqetësim e morra lajmin që rruga Radovan Zogović në Prishtinë - rrugë e cila e ka marrë emrin e poetit malazez i cili është dëshmuar si mik i jonë, është ndërruar pa ndonjë arsye nga ana e organeve komunale, me emrin e kompozitorit Lorenc Antoni.

Akt primitiv dhe i papranueshëm. Madje edhe fyes për ne, si popull demokratik që pretendojmë të jemi.

Duhet ta kuptojmë: kemi obligim ndaj pakicave; kemi obligim ndaj miqve tanë - madje, nuk keni nevojë me qenë hakmarrës ndaj askujt.

Kosova, është vend i shqiptarëve dhe i të tjerëve.

Kosova, pa laramani nacionale, nuk është vend interesant!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat