Opozita vazhdon me thirrjet për protestë më 17 shkurt

Lajme

Opozita vazhdon me thirrjet për protestë më 17 shkurt

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 17:52

Anëtarja e Lëvizjes Dejona Mihali, tregon se në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur mbishkrimet me arsyet për të cilat duhet protestuar më datën 17 shkurt.

“Sot, në sheshet kryesore të Prishtinës u vendosën mbishkrimet me disa nga shumë arsyet për të protestuar më 17 shkurt. Për kërkesat e Serbisë, kjo Qeveri po na kthen në një vend autoritar, ku burgosen gjysma e deputetëve opozitar, ku subjektit më të madh opozitar i sulmohen zyrat me njësite anti-terroriste, ku burgosen me qindra aktivistë politik, e ku shkelet Kushtetuta dhe nuk jepet përgjegjësi. Por, qytetarët nuk po e pranojnë këtë realitet. Ata këtë e treguan me peticionin me 205.000 nënshkrime, por Qeveria i quajti injorantë e Presidentja s’iu ktheu përgjigje. Vazhduan kundërshtimin më 28 nëntor e 9 janar, në protesta masive që nuk ishin pa më herët në vendin tonë. Por, Qeveria nuk reflektoi. Prandaj, nuk na ka mbetur rrugë tjetër. Më 17 shkurt, në ora 14:00, takohemi tek Biblioteka Kombëtare për protestën e radhës”, shkruan Mihali në Profilin e saj./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat