Kosova mes dy kërcënimeve

Lajme

Kosova mes dy kërcënimeve

Nga: Mimozë Lakna Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 16:45

Një sulm i pretenduar tek Manastiri i Deçanit, i disa personave të dyshuar, ka vënë Kosovën në qendër të diskutimit të njërës prej medieve më të mëdha të Evropës, Der Spigel.

Artikulli flet për rrezikun e rritjes së terrorit në vendet Ballkanike duke e nisur me arrestimin e katër ekstremistëve në Kosovë, që përgatisnin sulm ndaj Manastirit të Deçanit. Sulmi i pretenduar u parandalua falë intervenimit të shpejtë të autoriteteve të policisë së Kosovës.

Zyra për informim e Policisë së Kosovës, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se në bashkëveprim me Institucionet tjera të sigurisë bëjnë vlerësime të vazhdueshme lidhur me nivelin e kërcënimit nga çfarëdo aktiviteti kriminal, duke përfshirë edhe kërcënimin nga terrorizmi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat