Ambasadorja Viets: Mos u shqetësoni se liberalizimi i vizave është afër

Lajme

Ambasadorja Viets: Mos u shqetësoni se liberalizimi i vizave është afër

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 16:37

Ambasadorja gjermane Angelika Viets të enjten vizitoi shkollën “INTERNATIONAL SCHOOL PRISHTINA (ISP) që është pjesë e rrjeteit të kolegjeve Mehmet Akif me ç’rast zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit e kolegjit të cilët e pyetën ambasadoren për edukimin në Gjermani, mendimin e saj për Kosovën, liberalizimin e vizave dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian

I shoqëruar në tryezë edhe nga Drejtori i ISP Jusuf Karabina ambasadorja foli dhe për liberalizimin e vizave duke shprehur se ky process ka arritur në fundin e rrugës por nuk mjafton vetem rekomandimi nga komisioni sepse duhet ta miratojë dhe cdo shtet i Bashkimit Evropian (BE).

Viets në fjalën e saj tha `` Jam e sigurt që do të keni liberalizimin e vizave. Zoti Shpoga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian një ditë tha se kemi arritur fundin e rrugës, pra jam e sigurt që dikur në fund të këtij viti të ketë një rekomandim pozitiv nga komisioni. Por pastaj puna jonë fillon përseri sepse rekomandimi duhet të pranohet nga të gjithë shtetet pjesetare dhe ajo është pak konsum I kohës gjithashtu. Unë mendoj që nuk duhet të shqetësoheni sepse do ta keni liberalizimin e vizave se shpejti. Nuk mund tju jap një datë të caktuar mandje nuk po them as në vitin 2016 por është afër.

Gjatë bashkëbisedimit për nder të ambasadores një nxënëse e kolegjit ISP peformoi një këngë në gjuhen gjermane duke i rënë njëkohësisht dhe pianos.

Ambasadorja më tej ju tregoi nxënësve informacione rreth punës së saj dhe foli shkurtimisht për karrierën personale. Duke ju përgjigjur pyetjes së një nxënësi se cfarë mendim kishte për Kosovën Viets tha se I pëlqente shumë ushqimi tradicional dhe se kishte gjetur një mikpritje në këtë shtet,

Pas bashkëbisedimit Ambasadorja më mësuesit vizitoi dhe disa ambiente të shkollës ISP duke ngelur e kënaqur nga cilësia modern dhe kushtet e mira. Në ambientet e fushës të basketbollit që është një ndër fushat më të mira në Kosovë një grup vajzash kercyen një këngë popullore shqiptare.

Më tej vizita vazhdoi me nje dreke private e rrethuar nga disa nxënës dhe drejtorë të shkollës. Ambasadorja asnjëhere nuk harroi të falenderohet për mikpritjen e shkollës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat