Vazhdon përplasja Gecaj-Krasniqi

Lajme

Vazhdon përplasja Gecaj-Krasniqi

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 15:57

Ka vazhduar edhe sot polemika mes zv/ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.

Derisa paradite Krasniqi e ka quajtur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gecajn si spiun të ambasadave, i cili në kohën e VLAN-it keqinformante ambasadat që kinse ky koalicion do të djeg Gjykatën Kushtetuese, tashmë Gecaj në një postim e ka quajtur Krasniqin, pionier anonimes të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes.

Gecaj ka thënë se Vetëvendosje duke blerë me para të dyshimta pionier naivë, është shndërruar në habitat që shërben politikat ruse.

Lexoni postimin e plotë të Gecajt në Facebook:

Pionieri anonimus i Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosje (LAV), F. K. i indoktrinuar nga parullat marksiste të liderit të saj, përdhosësit të Flamurit të Kosovës, qenka shërbyer me vokabularin e spiunëve, të brendshëm e të jashtëm, të cilët tashmë janë mbledhur bashkë në lidershipin e këtij subjekti antishtetëror.

Vetëvendosje, duke joshur dhe blerë me para të dyshimta pionierë naivë dhe demagogë brenda dhe jashtë vendit, tashmë është shndërruar në habitat të hafijeve në shërbim të politikave ruse dhe partive majtiste ekstreme në rajon dhe më gjerë.

Mjafton të kemi parasysh disa prej këtyre spiunëve të eksportuar, me rroga mijëra euroshe në VV, të cilët një ditë marrin pjesë në konventat e partive radikale greke, një ditë tjetër në konferencat e partive komuniste në Amerikën Latine.

Ndërkaq, nuk është për t’u befasuar që shumë shpejt ata ta thërrasin për t’iu ligjëruar në takimet e tyre indoktinuese nënkryetarin e Qeverisë së Rusisë, Dmitrij Rogozin, të cilit iu refuzua hyrja në Mal të Zi këto ditë.
Andaj, qytetarët e Kosovës dhe një pjesë e opozitës, duhet që sa më parë të distancohen nga politika puro antiamerikane e këtyre njerëzve dhe t’i ndajmë njëherë e përgjithmonë rrugët me ata që po tentojnë të zhysin vendin në anarki, duke bërë thirrje publike kundër ambasadorëve perëndimorë dhe duke i quajtur spiunë (si në kohën e diktatorit Enver Hoxha) çdo njeri që i beson vlerave demokratike perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat