Hashim Thaçi flet pozitivisht për kohën e Titos

Lajme

Hashim Thaçi flet pozitivisht për kohën e Titos

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 15:17

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova nuk e rrezikon të ardhmen e Europës, si dhe ka lavdëruar jetesën e e qytetarëve të Kosovës nën regjimin e Josip Broz Titos.

Në një intervistë për revistën Profil të Austrisë, Hashim Thaçi ka thënë se populli i Kosovës, prej 2 milion banorëve, heqja e vizave nuk përbën rrezik për Europën.

“Këto frika janë të pabaza. Ne jemi vetëm dy milionë banorë dhe për këtë arsye nuk është një kërcënim për Europën”, ka thënë Hashim Thaçi.

Ai gjithashtu ka folur edhe për jetesën e shqiptarëve në kohën e ish Jugosllavisë, ku thotë së atëherë shqiptareve u është lejuar të udhëtojnë pa viza për më shumë se 30 vite.

“Në Jugosllavinë e Titos, ne u lejuam të udhëtonim 30 vjet pa viza në vendet evropiane . Por tani ne jemi vendi më i izoluar në Evropë. Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm që nga Shpallja e Pavarësisë”, vazhdoi ai.

“Ne jemi të njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s. Kosova ende vuan nga plagët e diskriminimit, shtypjes , për pasojat e luftës dhe gjenocidit në tentativë. Kjo ka vonuar zhvillimin tonë në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Për fat të keq, kjo favorizon zhvillimin e ekstremizmit politik dhe fetar”, ka thënë në fund Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat