Të rinjët e opozitës: Rezistenca nuk do të ndalet (Foto)

Lajme

Të rinjët e opozitës: Rezistenca nuk do të ndalet (Foto)

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 14:21

Të rinjët e opozitës së bashkuar edhe një herë kanë dhënë arsyet se pse duhet protestuar më 17 Shkurt, duke thënë se nuk ndihen të sigurt në një shtet, ku drejtuesit nuk respektojnë vendimin e Kushtetueses.

Kryetarja e forumit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Djellza Hoti tha se dështimet e Qeverisë u rrumbullaksuan me Demarkacionin dhe marrëveshjen për Asociacionin.

“Nuk ndihemi të sigurt sepse njerëzit që janë të thirrur nuk e respektojnë vendimin e Kushtetueses dhe ligjin nuk po e respektojnë”, tha ajo.

Kreshnin Ahmeti nga Vetëvendosje ka dhënë arsyet se pse duhet protestuar më 17 Shkurt, duke thënë se kjo qeveri u angazhua vetëm për themelimin e Zajednicës, pa pyetur Kuvendin dhe duke arrestuar deputetët por edhe duke mos respektuar vendimin e Kushtetutës.

“Rezistenca nuk do të ndalet por do të ndalet Qeveria”, tha ai.

Sipas të rinjëve të opozitës, kjo qeveri ka humbur legjitimitetin i cili kthehet përmes zgjedhjeve.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat