Shikuesit në lot: Dokumentari tronditës për jetën e vdekjen (Foto/Video)

Lajme

Shikuesit në lot: Dokumentari tronditës për jetën e vdekjen (Foto/Video)

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 12:16

BBC transmetoi një ditë më parë një dokumentar kontrovers për momentet e fundit të jetës së një britaniku.

Shikuesit thanë se mbetën të mbytur me lot teksa shihnin të dokumentuar momentet e fundit të jetës së Simon Binner.

Biznesmeni ishte shtruar në një klinikë zvicerane për të bërë vetëvrasje të asistuar.

Përpara se të kthente vetë çelësin që i dha fund jetës, ai kishte një mesazh prekës për të shoqen, e cila i qëndroi pranë deri në frymën e fundit.

Shumë shikues thanë se mbetën të tronditur teksa shihnin se si ai i jepte fund jetës së tij me një buzëqeshje në fytyrë.

BBC bëri të ditur se kishte planifikuar të transmetonte edhe pamjet e trupit të pajetë të biznesmenit, por vendosi në momentet e fundit që t’i hiqte ato.

Pavarësisht kritikave, shumë pak ankesa u depozituan për dokumentarin.

Disa shikues thanë se kjo ishte gjëja më e trishtë që kishin parë.

Dokumentari ndjek të gjithë udhëtimin e Simon Binner që kur u diagnostikua me sëmndjen e neuroneve motorike verën e shkuar e deri kur ai i jep fund jetës në tetor.

Kjo sëmundje prek qelizat e nervave, që i dërgojnë mesazhe muskujve që të bëjnë të mundur lëvizjen e trupit.

Pacienti nis gradualisht të paralizohet, nuk flet, nuk lëviz, nuk gëlltit dhe nuk merr dot frymë.

Ai nuk sheh, nuk dëgjon dhe ndjen.

Për të mos e çuar veten në këtë pikë, biznesmeni britanik vendosi të zgjedhë një klinikë zvicerane të vetëvrasjeve të asistuara për t’i dhënë fund jetës.

BBC thotë se nuk po promovon vetëvrasjen e asistuar.

Në momentet e fundit, dy vajzat e tij, Hannah dhe Zoe nuk ishin pranë krevatit.

Mesazhi i fundit i Simon për të shoqen

“Përshëndetje Debbie, jam Simoni. Të kam dashur shumë, shumë Debbie.

Nuk ju meritoja ty, apo Hannah dhe Zoe-n.

Kaq zonja të dashura ishin pranë meje, kurse unë isha një grufalo i zymtë dhe ters gjatë shumicës së kohës.

Por unë të dua vërtet shumë Debbie.

Kemi bërë kaq shumë qejf, kaluam një martesë të mbushur me të qeshura. Ishim të bekuar që gjetëm njëri-tjetrin.

Një nga bekimet e këtij rrënimi të ngadalshëm ishte fakti se për dhjetë muaj kishin mundësi të flisnim bashkë për shumë gjëra, jo sikur të më humbisje në një aksident rrugor.

Kemi thënë vërtet gjithçka duhej të kishim thënë. Ke qenë një grua fantastike për mua Debbie dhe e di që më ke dashur dhe të kam dashur.

Gjithsesi, koha dhe vala nuk presin për asnjë njeri. Të dua shumë Debbie. Lamtumirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat