Harrohet festa e pavarësisë, Komuna e Prishtinës i kushton vëmendje protestës së opozitës (Foto)

Lajme

Harrohet festa e pavarësisë, Komuna e Prishtinës i kushton vëmendje protestës së opozitës (Foto)

Nga: M. Lakna Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 11:30

Lajmin se Komuna e Prishtinës nuk ka bërë ndonjë organizim për festën e Pavarësisë së Kosovës, e vërtetojnë edhe banderolat që tashmë opozita e bashkuar i ka vendosur nëpër rrugë dhe sheshe.

Thirrja “Protesto për Shtetet me Sovranitet”, është vendosur kudo në tri sheshet kryesore të Prishtinë, duke ftuar qytetarët që të protestojnë më 17 shkurt.

Festa e Pavarësisë është një nga ditët më të rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Për cdo vit, ata shfrytëzojnë tri sheshet e mëdha të kryeqytetit për ta shënuar këtë ditë.

Ndryshe, opozita e bashkuar ka vendosur që të protestoj më datën 17 shkurt duke kërkuar anulimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel si dhe dorëheqjen e Qeverisë Mustafa.

Kujtojmë se protesta e fundit e opozitës eskaloi në dhunë si pasojë e hedhjes me koktej molotovi nga qytetarët protestues në drejtim të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat