Ja agjenda e Qeverisë për shënimin e Ditës së Pavarësisë (Dokumnet)

Lajme

Ja agjenda e Qeverisë për shënimin e Ditës së Pavarësisë (Dokumnet)

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 11:08

Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njësive të Policisë së Kosovës në sheshin e Prishtinës, do të jenë aktivitetet të cilat do të nisin 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Siç mëson KosovaPress, kjo pritet të ndodhë në orët e para paradites, për të vazhduar pastaj shënimin e tetë vjetorit të Pavarësisë, me homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Shënimi i festës do të vazhdojë me përkulje pranë varrezave të Jasharajve në Prekaz.

Festa do të vazhdojë në sheshin “Ibrahim Rugova”, Zahir Pajaziti” dhe Nënë Tereza”, me definimin e Ansamblit “Shota”, që sipas agjendës së Pavarësisë, thuhet të jetë në orën 12:00. Dy orë para se opozita e bashkuar të nisë protestën e paralajmëruar për 17 shkurt.

Një aktivitet tjetër do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovë, në orët e paradites, ku do të shfaqet ekspozita e librit Kosova në Udhën e Pavarësisë.

Festa në kryeqytet vazhdon në mbrëmje, në Teatrin Kombëtar, ku do të shfaqet Baleti “Dasma”.

Ditën e 17 Shkurtit, delegacionet e larta të institucioneve të Republikës së Kosovës, Presidenca, Kuvendi i Kosovës e Kabineti Qeveritar do të bëjnë homazhe tek varrezat e përmendoreve të dëshmorëve. E pranë komplekseve do të qëndrojnë pjesët aret të FSK-së.

Për nderë të tetë vjetorit të Pavarësisë, me 15 shkurt presidentja e vendit, Atifete Jahjaga pritet të dekorojë me medalje personalitete të shquara.

Ditën e Pavarësisë dhe disa ditë para saj, në komunat e Kosovës do të ketë aktivitete të ndryshme.

Në agjendën e Qeverisë, të siguruar nga KosovaPress, mund të shihni të gjithë aktivitet e parapara nga Qeveria për të shënuar tetë vjetorin e Pavarësisë në Prishtinë dhe komunat e tjera të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat