Video: Koreja e Veriut lëshon raketën, zyrtarët qajnë nga gëzimi

Lajme

Video: Koreja e Veriut lëshon raketën, zyrtarët qajnë nga gëzimi

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 10:55

Televizioni shtetëror në Korenë e Veriut ka publikuar të parën video të lëshimit të një rakete me rreze të gjatë.

Lideri Kim Jong-un e ndjek të gjithë procedurën, ndërsa në sfond televizioni futi një muzikë ‘të përshtatshme’ për këtë event.

Në video tregohet se si liderët e vendit shpërthejnë në lot, ndërsa janë dëshmitarë të kësaj ngjarje.

Koreja e Veriut thotë se ka lëshuar një satelit në orbitë më 7 shkurt.

SHBA dhe aleatët e saj janë të shqetësuar pasi druhen se këto raketa balistike mund të përdoren për të dërguar armë bërthamore përtej Oqeanit Paqësor.

Në janar, Koreja e Veriut pretendoi se ka kryer me sukses testimet për bombën bërthamore.

Kjo lëvizje u dënua ashpër nga Këshilli i Sigurimit i OKB.

Ndërkohë në fillim të kësaj jave u raportua se Kim Jong-un ka ekzekutuar shefin e ushtrisë, pasi e akuzonte për korrupsion.

Ri Yong Gil ishte shef shtabi që prej gushtit 1913.

Ende nuk dihet si është ekzekutuar.

Diktatori ka dënuar një seri zyrtarësh të lartë gjatë kësaj kohe.

Disa janë hequr nga puna vetëm pse kanë parë fshehurazi telenovela të Koresë së Jugut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat